Ballina Bota Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë...

Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë derën e avionit

Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët e linjës së fluturimit nga aeroporti i Gatwick në Angli drejt ishullit të Kos në Greqi.

Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani pasi një nga pasagjerët tentoi të hapte derën e aeroplanit.

Në videot e postuara në TikTok shihet momenti kur pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit, ndërsa ekuipazhi përpiqet të ndalojë udhëtarin, i cili duket se është në gjendje të dehur.

I njëjti pasagjer ofendoi pilotin gjatë turbulencave në ajër dhe më pas tentoi të hynte në kabinën e pilotimit, pasi donte që ta drejtonte ai avionin.

Pas uljes në qytetin gjerman, policia vendosi në pranga udhëtarin e dehur.