Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me operacionin”Tempulli 2”.
Ai vlerësoi punën e policisë dhe tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje.
Dua të përgëzoj policinë që nën koordinimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Departamentit kundër krimit, kemi arritur të realizojmë Tempullin 2, që ka disa suksese.
Dua të nënvizoj që ka qenë operacion në shkallë kombëtare.
Suksesi i parë lidhet me mosrrjedhjen e informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit nga prokuroria janë zbatuar me sukses”, tha ai.
Nderkohe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se në megaoperacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale dhe se mbi 270 persona janë arrestuar.
“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë inicuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, tha Rrumbullaku.