Ballina Shqiperia ime Operacioni i arrestimit te Ilir Metes,katër masa sigurie, mes tyre dyshohet se...

Operacioni i arrestimit te Ilir Metes,katër masa sigurie, mes tyre dyshohet se 2 janë bashkëpunëtorë

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e sotëm të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mesohet se në total janë lëshuar nga SPAK 4 masa sigurie. Dy masa janë lëshuar për Metën dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhin. Ndërsa, dy masa të tjera janë lëshuar për dy bashkëpunëtorë të presidentit të Partisë së Lirisë.Sipas burimeve, SPAK kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon (i ati i deputetes se PL Erisa Xhixho)dhe Ema Çokun, por GJKKO ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.

Në Drejtorinë e Policisë ka mbërritur avokati i Metës, Gjokutaj dhe Tedi Blushi. Po kryhen edhe kontrolle banesash, të bashkëpunëtorëve të presidentit të Partisë së Lirisë.