Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur këtë të premte për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.
“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën. Sqarova situatën, nuk ka më asgjë më tepër për të shtuar”, deklaroi Olsi Rama.