Ballina Shqiperia ime Nusja dhunon vjehrrën , procedohet nga policia

Nusja dhunon vjehrrën , procedohet nga policia

Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 37-vjeçare, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shpullë vjehrrën e saj 64-vjeçare.

“U referuan materialet për L. C., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë vjehrrën e saj 64 vjeçe”, njofton policia.

Ndërsa, u arrestua një hungareze, pasi dyshohet se ka vjedhur rroba në banesa.

“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen M. K., 45 vjeçe, banuese në Hungari, pasi dyshohet se ka vjedhur në dy banesa, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, veshje dhe sende të ndryshme”, tha policia.