Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, për arsye ende të paditura, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala.
Sakaq, personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës është në gjendje të rëndë për jetën.