Një 37-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në QSUT.
Raportohet se e reja kishte lindur ditën e djeshme, por për shkak të komplikacioneve pas lindjes ajo ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën.Raportohet se lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje familjarët e 37 vjeçares, të cilët nuk kanë shfaqur pretendime ndaj mjekëve dhe kanë deklaruar se ka qenë një fatkeqësi.
Sipas tyre 37-vjeçarja e ka humbur fëmijën në bark. Sipas tyre ajo ka shkuar të shtunën në maternitet ku edhe ka lindur të vdekur foshnjën dhe më pas ka shfaqur komplikacione.Për këtë arsye ajo është dërguar në QSUT ku edhe ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. Një ditë më pas, familjarët kanë kryer edhe ceremoninë mortore.