Ballina Shqiperia ime Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda automjetit të tij 

Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda automjetit të tij 

Një 78-vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.

78-vjeçari me inicialet N.K sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.