Një 36-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me vdekje në Kinë. Ai akuzohet se së bashku me 16 persona të tjerë ka tentuar të trafikojë 1 ton Kokainë në shtetin aziatik.
36-vjeçari i cili identifikohet me incialet K.K dhe mësohet se është me orgjinë nga jugu i Shqipërisë, akuzohet per grup te strukturar kriminal ne trafikun e lendeve narkotive. Ai punonte si marinar ne anijet qe u kap duke transportuar 1 ton kokaine.
Teksa vendimi gjykates ndaj tij dhe 16 personave anëtarëve të ekuipazhit pritet të jepet në korrik, Burime bëjnë me dije se qeveria shqiptare u ka kërkuar të martën autoriteteve gjyqësore në Kinë ta shmangin dënimin me vdekje për të.
Sipas të njëjtave burime mësohet se çshtja e 36-vjeaçrit shqiptar ka qenë një nga temat e diskutimit në takimin e së martës që ministri për Evropë dhe Punët të Jashtme, Igli Hasani zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo.
Kjo kërkesë i është përcjellë me herët edhe ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, përmes një letre zyrtare. Ministria thekson se do të vazhdojë ta ndjekë me prioritet këtë çështje.
Kina, njëri prej vendeve me numrin më të madh të të ekzekutuarve në botë, shpesh kryen dënimet me vdekje përmes injeksionit vdekjeprurës, për krime shumë të rënda.
Sistemi ligjor në Kinë kontrollohet nga Partia Komuniste në pushtet dhe gjykatat kanë një shkallë pothuajse 100 për qind të dënimeve në rastet penale.
Njëlloj sikur shumë vende në rajon, Kina ka ligje të rrepta kundër drogës. Disa shtetas të huaj janë dënuar me vdekje për trafikim të drogës në vitet e fundit.