Sipas burimve policore kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku u dogj kati i katërt i një qëndre tregtare dhe u shkrumbuan shumë biznese.
Është ngritur një grup i posaçëm pune nga Prokuroria e Lushnjes ku janë përfshirë specialistë ndërtimi, specialistë elektrik dhe të zjarrit.
Janë marrë në pyetje administratorët e qëndrës tregtare “Metropol” dhe një grup i madh personash të pranishëm në momentin e rënies së zjarrit.
E gjithë ndërtesa vazhdon të jetë e izoluar nga policia për banorët dhe tregtarët.
Kanë ardhur 4 ekspertë nga Tirana për të verifikuar sigurinë e apartamenteve dhe të gjithë qëndrës tregtare.