Ballina Bota Nis sërish aktiviteti vullkanik i Etnës, shumë fluturime të anuluara në aeroportin...

Nis sërish aktiviteti vullkanik i Etnës, shumë fluturime të anuluara në aeroportin e Katanias

Një rritje graduale e aktivitetit në kraterin Voragine në Etna, u vu re nga Observatori në Katania. Aktiviteti prodhon emetime të hirit, të cilat po shpërndahen në drejtimin jugor, prandaj u lëshua një paralajmërim për të menaxhuar fluturimet në aeroportin e qytetit.

Pavarësisht kësaj faze të re shpërthyese të Etnas, aeroporti ndërkombëtar Vincenzo Bellini i Katanias mbetet funksional, megjithatë në disa raste ka pasur devijime fluturimesh drejt Palermos.

Një fluturim i WizzAir nga Tirana u devijua për në Palermo dhe dy easyJet nga Napoli dhe Genova u anuluan. Ndërkohë është regjistruar edhe një shpërthim tjetër i fortë edhe në vullkanin Stromboli.

Amplituda mesatare e dridhjes vullkanike në Etna u pa që pati një tendencë rritjeje, dy ditët e fundit. Qendra e burimeve të dridhjeve vullkanike ndodhet në lindje të kraterit Voragine, në një lartësi prej rreth 2800 metra mbi nivelin e detit.