Ballina Aktualitet Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian. Policia rrethon zonën

Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian. Policia rrethon zonën

Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, ku kërkojnë lirimin e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burgun e FieritNdërkohë policia belge ka marrë masa duke rrethuar zonën.

Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.

 policia ka rrethuar zonën ku do të zhvillohet protesta.

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësue