Ka nisur me tensione protesta e opozitës sot para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë, ndërsa u dëgjuan disa shpërthime. Sakaq, Policia iu bëri thirrje turmës për vetëpërmbajtje.
“Ruani qetësinë”, përsëriti disa herë thirrjet e saj drejtuar turmës policia.
Kujtojmë se sot është protesta e 12 në radhë që opozita mban para Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.