Ballina Shqiperia ime Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin levizte ai, u gjet një sasi Cannabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin, nëpërmjet bisedave telefonike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.