Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. F., 49 vjeç, banues në Lushnjë dhe Nj. B., 59 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Zh., 23 vjeç, banues në Fier dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. R., 51 vjeç, banues në Fier, pasi nga këqyrja e disa pamjeve filmike, rezulton se ka marrë çantën me para të një 35-vjeçari, të cilën ky shtetas e ka deklaruar të humbur.
Ditën e djeshme, shtetasi B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Cakran, ka kallëzuar se i janë vjedhur në banesë, arma e gjahut, të cilën e posedonte me leje, dhe disa bizhuteri. Po punohet për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.