Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier:
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 65 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-arrestoi shtetasin V. Z., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kishte punësuar për të kryer punime ndërtimi, pa leje, në një banesë, shtetasin R. Gj., i cili është dëmtuar gjatë punës. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. C., 28 vjeç (pronari i banesës) dhe për shtetasin N. H., 56 vjeç (i punësuari tjetër për të kryer punime në banesë), pasi dyshohet se kanë kryer kryer veprime në vendngjarje, që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. P., 44 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në një lokal, në celularin e këtij shtetasi u gjetën faqe të ngjashme me ato të lojërave të fatit. Për këtë rast u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi B. A., 47 vjeç. Po punohet për kapjen e tij.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.