Ballina Shqiperia ime Ngjarjet dhe veprat penale ne Fier ne 24 oret e fundit

Ngjarjet dhe veprat penale ne Fier ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin V. R., 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D.(J.), 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale dhe ka publikuar foto të një shtetaseje 50 vjeçe.  

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 

-A. S., 63 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme energjie elektrike; 

-J. B., 45 vjeç, banues në Levan, pasi ka kanosur me një send të fortë, për motive të dobëta, një shtetas 51 vjeç.   

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një shtetas 36 vjeç. 

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:   

-M. B., banues në fshatin Banaj, Patos, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj;   

-P. Y., 35 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.