Ballina Shqiperia ime Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasit:

-M. M., 41 vjeç, banues në Levan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;

-E. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet duke shkaktuar dëme materiale, e më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. T., 27 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, pasi nga kontrolli i automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin S. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet të ketë vjedhur një televizor në një banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.