Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 14 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim policor shtetasit J. Ç., 55 vjeç, dhe A. Ç., 57 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Bitaj, Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një shtetase.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. K., 67 vjeç, i cili kallëzon se gjatë paradites, kur në banesë nuk kishte njeri, një shtetas ende i paidentifikuar është futur në banesë dhe ka vjedhur 2 unaza dhe një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.