Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestoi shtetasin G. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke i shitur një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit K. S., i cili u procedua penalisht. Nga kontrolli i banesës së shtetasit G. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, 1 peshore elektronike, dhe një sasi metadoni.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin H. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim N. C., 25 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit dhe 3 muaj për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. V., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli në lokalin në pronësi të tij, shërbimet e Policisë i gjetën në aparatet celulare të këtij shtetasi, faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.