Ballina Shqiperia ime Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 ore ne Fier, njoftimi i policise

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 ore ne Fier, njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në argjendarinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara.   

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 

-D. P., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një shtetas që lëvizte me biçikletë; 

-D. Gj., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. P., 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.  

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit:

– L. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;  

– ⁠T. P., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. 

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me send të fortë automjetin e një shtetasi, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.