Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Cadido të Italisë, pasi një person vrau dy persona dhe më pas tentoi të vrasë veten, duke krijuar kështu terror.
50-vjeçari Ewald Kuhbacher vrau babanë e tij, Hermann, 90 vjeç, dhe një fqinje, Waltraud Jud, 50 vjeç, e njohur në qytet pasi merrte pjesë në grupin muzikor të qytetit.
Motivi mbetet ende i paqartë. Gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00, kur u kërkua për ndërhyrje për rrjedhje gazi në një palla pak metra larg komisariatit të policisë, në qendër të Pusterias, e mbushur me turistë.
Ewald Kühbacher gjithashtu jeton në këtë godinë me babanë e tij të moshuar, i cili ishte invalid dhe i ve që nga viti 2019.
Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, ata u sulmuan me të shtëna armësh, që vinin nga ballkoni i katit të fundit të godinës, aty ku jetonin babë e bir.
Dje në mbrëmje, fqinjët dëgjuan një debat dhe më pas ndjenë erë gazi. Mirëpo, zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të të shtënave me pushkë nga 50-vjeçari që vrau fqinjën dhe duke qëlluar më pas nga shtëpia. Në 4 të mëngjesit u dëgjuan të shtënat e fundit.
Policia nxitoi të shkojë në vendngjarje, ndërsa mjetet zjarrfikëse ishin goditur nga plumbat. Ndoshta në këto minuta fqinja ka dalë nga shtëpia për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe është goditur nga 50-vjeçari e ka goditur për vdekje.
Popullsia e San Candido, përmes njoftimeve në radio dhe media sociale, u urdhërua të qëndrojë në shtëpi, stacionet e trenit dhe autobusëve u mbyllën, transporti publik nuk punonte.
Situata nuk është zgjidhur dhe autoritetet vendosin të kërkojnë ndërhyrjen e forcave speciale. Në mëngjes mbërrin Karabinierët e GIS, grupi special i ndërhyrjes. Ushtria vendosi disa lëndë shpërthyese në derën e përparme dhe rreth orës 10.30 ata hynë brenda: Ewald Kühbacher hapi zjarr ndaj policisë, më pas hyri në një dhomë dhe qëlloi veten në fyt. Ai mbijetoi, por gjendja e tij është shumë e rëndë. Kur grupi special hynë në apartament, ata dyshohet se gjetën trupin e babait të Ewald.