Duke nisur nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pasi qëndruan për dy ditë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.
Bëhet e ditur se situata në pikën kufitare të Kapshticës i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.
Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.
Kujtojmë se për 48 orë u pezullua plotësisht qarkullimi përveç emergjencave shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.