Ballina Shqiperia ime Nga sot nis shpërndarja e bonusit të pranverës, përfitojnë 730,430 pensionistë

Nga sot nis shpërndarja e bonusit të pranverës, përfitojnë 730,430 pensionistë

Pensionistët do të kenë mundësi që të marrin bonusin duke u paraqitur prannë çdo sporteli të Postës Shqiptare ose në banka të nivelit të dytë.

Në këtë bonus të pranverës, i cili është i dyti pas atij të fundvitit, përfitojnë në total 730430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht, në këtë bonus do t’ë përfitojnë 10.000 lekë për pensionistët të cilët kanë një pension deri në 20 000 lekë dhe 5.000 lekë bonus për fitojnë ata pensionistë të cilët kanë pensione më të larta se 20.000 lekë.

Ndërkohë, nga totali pensionistëve të cilët përfitojnë nga ky bonus, janë 520 443 pensionistë të cilët marrin një pension mujor më pak se 20.000 lekë në muaj dhe do të jenë përfitues 10.000 lekë, dhe për bonusin prej 5.000 lekësh do të përfitojnë 209987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20.000 lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se bonusi i pranverës do të jetë i përhershëm për të gjithë përfituesit, njësoj siç përfitojnë bonus për çdo fundvit. Por, ky bonus do të jetë i lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit.

Çdo rritje shtesë e të ardhurave që do të gjenerohen përtej parashikimeve, do të kalojnë në një llogari bankare të posatshme. Ndërsa në Bankën e Shqipërisë është hapur një llogari, që do të funksionojë vetëm për bonuset e pranverës. Ndërkohë, në bonusin e fundvitit, përfituan 724.933 pensionistë