Ballina Shqiperia ime Nënë e bir humbin jeten nga aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Nënë e bir humbin jeten nga aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Aksident ne aksin rrugor Elbasan -Peqin . Nga aksidenti nënë e bir, kane humbur jeten ndërsa 2 të plagosur janë në spital në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë Klodian Shahini, 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe. Klodiani ishte tregtar ambulant  në rrugë te “Ura e Kushes” në Bradashesh të Elbasanit.

Në njoftimin zyrtar të policisë Elbasan thuhet se furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.