Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.Ngjarja ka ndodh mbremjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, ku nëna rreth 35 vjeç, teksa ishte e dehur ka përplasur disa herë në tokë të miturin.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën por ajo ka kundërshtuar me forcë efektivët. Pasi foshnja është marrë nga policët, është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku raportohet se nuk ka lëndime. Megjithatë, mjekët po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që raportohet se ajo është e divorcuar.