Ballina Shqiperia ime Nena dhe i biri perfundojne ne prokurorine Fier,te miturit i gjendet thike...

Nena dhe i biri perfundojne ne prokurorine Fier,te miturit i gjendet thike arme gjahu ne banese

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. S., 39 vjeçe, dhe për djalin e saj të mitur 17 vjeçar, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën 17-vjeçarit një mjet prerës (thikë), dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu pa leje. Mjeti prerës dhe arma e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.