Ballina Shqiperia ime Në Shqipëri ka 7 pajisje përgjuese”-Hyjnë në telefonat tuaja dhe shohin gjithçka...

Në Shqipëri ka 7 pajisje përgjuese”-Hyjnë në telefonat tuaja dhe shohin gjithçka që klikoni

Eksperti i IT, Besmir Semanaj komentoi në emisionin Top Story denoncimin e përdorimit të pajisjeve DPI.Ai shprehet se shteti duhet të bëjë transparencë dhe të japë garanci se këto pajisje nuk përgjojnë qytetarët.

Besmir Semanaj: Në momentin që unë bëra denoncimin e parë pajisjet nuk ishin vënë akoma në punë, u deshën mbi 2 javë e gjysmë që të kishim një reagim nga AKSK, shpresoj të kemi një reagim më të gjerë. Problemi nuk është thjesht instalimi, apo çfarë janë në gjendje të bëjnë këto pajisje, është mungesa ligjore, mos transparenca, nga u blenë kush i kërkoi këto pajisje, AKSK deklaroi se janë 7 pajisje të tilla, të cilat do të instalohen në 7 vende të ndryshme, është e pranuar zyrtarisht tashmë, ne e dimë që aq janë, i gjithë interneti shqiptar kalon përmes këtyre pajisjeve, denoncimi im është se ende nuk dimë për çfarë po i përdorin këto institucione shtetërore.

AKSK nuk ka asnjë tager, është AKEP ai që ka tager ligjor mbi ISP, ku është kontrata që i ka detyruar t’i instalojnë, kompanitë e internetit kanë qenë kundër. Drejtori i AKSK tha se 100% e internetit të Shqipërisë është inkriptuar, nuk është, nuk ka asnjë shtet në botë që ka internetin 100% të inkriptuar. I painkriptuari lexohet, lexohet çdo mesazh, dëgjohet çdo video.

Kur flasim për këto pajisje s’ka të bëjë vetëm telefoni, është laptopi, tableti, telefoni smart, kamerat e sigurisë, pajisje që ka lidhje interneti, trafiku trafiku që është konfiguruar krifet nga kjo pajisje. Nuk mund të futet në kamerat e shtëpisë, e para mund të bëhet profilizim, një mënyrë e tillë bëhet në shumë vende autokrate.

Duke më monitoruar mua për shembull mund të monitorojë me kë po flas unë, po flas në skype IP, orarin, sa kohë zgjati kjo thirrje, mund të shikojë që nga telefoni unë hap faqen e Top Channel. Kompanitë s’kanë qenë të interesuara, kompania që ka bërë donacionin ka marrëdhënie tregtare me shtetin shqiptar? Ajo që është më e çuditshme u deklarua që janë pajisje shumë të mira, nuk përgjojnë, por pas një viti do t’i heqim. Nuk arritën ta mbyllin TikTok pa DPI. Shqipëria duhet të na japin garanci, të jenë transparentë.