Hajrulla Xhivini, një nga 15 kandidatët që kanë shprehur interes për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, rezulton të jetë një person i arrestuar dhe me precedentë penalë.
Së fundi, sipas burimeve nga policia, ai është arratisur jashtë vendit, ndërsa ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi të vendosur nga gjykata e Tiranës.
Në muajin korrik të këtij viti, ai është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kanosur online kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin si dhe ka kryer veprime të turpshme para godinës së kësaj gjykate.
Ndërkohë nga verifikimet që janë bërë nga policia, rezulton se Hajrulla Xhivini ka thyer “masën e sigurisë” dhe ka dyshime se është larguar drejt Italisë.
Mësohet se pjesë e garës për drejtues të Policisë së Shtetit, Hajrulla Xhivini, është bërë duke aplikuar online. Pikërisht nga verifikimet e bëra nga Policia rezulton se aplikimi online është bërë nga shteti Italian.
Më 18 shtator u mbyll zyrtarisht gara për të kandiduar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërsa pritet që komisioni i posaçëm të kryej vlersimin e kandidatëve dhe të përjashtojë nga ky proces Hajrulla Xhivinin