Ballina Shqiperia ime Në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit/ Kevin Hajrulla dërgohet drejt Tiranës,...

Në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit/ Kevin Hajrulla dërgohet drejt Tiranës, u qëllua me mbi 30 plumba

Rreth orës 02:00 të natës Kevi Hajrulla, 30 vjeçari që mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur gjatë një atentati është shoqëruar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.

Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit tip Mercedes ku ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar më shumë se 30 plumba.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30 vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës.