Ndërron jetë në Pogradec një 36 vjeçar me iniciale G.B.
Mësohet se ai punonte në një fasoneri, sapo ka mbërritur në vendin e punës, është ndjerë keq dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit, aty ku humbi edhe jetën.
Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak por trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun.Ndërkohë po kryhen veprime edhe nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave.