Ka ndërruar jetë 15-vjeçari, i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kanali Cukës”.
Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin, Elidon Ali 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi, 24 vjeç, David Cepa dhe 3 shtetas të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e “Lancia”, konkretisht 15-vjeçari së bashku me drejtuesin u dëmtuan.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.