Ballina Shqiperia ime Ndërron jetë i moshuari nga Fieri, duke u larë në det ne...

Ndërron jetë i moshuari nga Fieri, duke u larë në det ne Vlore

Një 83-vjeçar ka ndërruar sot jetë në Vlorë.

Policia njofton se i moshuari ka pësuar rrest kardiak duke u larë në det.

Ai ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.