Në një ceremoni solemne u nderua sakrifica e dy qytetarëve të nderit në Mallakastër.
Dy pilotët Azbi Serani dhe Luto Sadikaj nga Mallakastra ranë në krye të detyrës ,52 vite më parë . Ne ceremonine e organizuar me kete rast jane sjelle nga te pranishmit edhe deshmi dhe ngjarje te vepres se tyre.
Luto Sadikaj humbi jetën në një aksident tragjik ku një zog hyri në motorin e avionit të tij menjëherë pas nisjes, duke shkaktuar një shpërthim fatal. Petrit Bebeci, i pranishëm në momentet e fundit të Sadikajt, kujtoi sesi ndodhi ngjarja.
Azbi Serani, nga ana tjetër, humbi jetën gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake të zhvilluar në rajonin e Belshit më 4 tetor 1972. Ai ishte pjesë e një formacioni avionësh dhe humbi jetën pasi një predhë shpërtheu në momentin e lëshimit nga avioni i tij.
Aviacioni shqiptar, i krijuar në vitin 1951, arriti kulmin e tij gjatë viteve 1970-1975, si në armatime ashtu edhe në përgatitjen e pilotëve. Gjatë kësaj periudhe, 39 pilotë dhe 4 teknikë avionësh kanë humbur jetën në krye të detyrës.