Nga Kapiteneria e Portit Sarandë nisur nga situata e motit bëhet me dije se: Prej ditës së premte, datë 13.09.2024 deri ditën e hënë 16.09.2024 ndalohet lundrimi. Era do të fryjë Perëndim-Veriperëndim, forca 14-18 ktc, 4-5 beaufort dhe lartësia e dallgës do të arrijë deri në 1.5 m në det të hapur.
Për rrjedhojë janë lajmëruar gjithë anijet turistike dhe varkat e vogla të peshkimit të mos dalin në det. Ndërsa ky njoftim nuk shërben për lëvizjen e trageteve që do të jetë si normalisht