Ballina Shendeti Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Berat, mesazhi prekës...

Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Berat, mesazhi prekës i kolegëve

Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti. “Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur!!!
Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri ????.

Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.