Gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, 16 qytetarë janë paraqitur në spital duke kërkuar ndihmë mjekësore për dëmtime të shkaktuara nga lëndët piroteknike.
Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar në rrugën “Selaudin Zorba,” ku shtetasi K.R., 20 vjeç, ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë.
Sipas dyshimeve paraprake, dëmtimi ka ardhur nga rënia e lirë e një plumbi në oborrin e banesës së tij.
Sakaq, të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.