Në Gjykatën e Elbasanit mbahet seanca në lidhje me kërkesën e Dritan Dajtit, i cili pretendon se duhet të lirohet me pretendimin se ka përfunduar dënimin.
Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhje online.
Mesohet se Drejtoria e Burgjeve nuk pranon të shoqërojë në gjykatë Dritan Dajtin pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset.
Për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.
Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.
“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, u shpreh ai.