Kryeministri Edi Rama ka uruar një të diel të mbarë përmes një videoje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit.Ai thekson se ky atraksion turistik ofron mundësi për aktivitete të shumëllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme.
“MIRËMËNGJES
dhe me Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.