Ballina Shqiperia ime Moti me reshje te dendura,përmbyten rruget ne qytetin e Lezhes

Moti me reshje te dendura,përmbyten rruget ne qytetin e Lezhes

Moti me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës.Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe. Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura.

Deputetja e PD, Lindita Metalia ka reaguar pas reshejev të shiut që kanë ëprmbytur qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm.

Metalia ëhstë shprehur se qyteti po kalon një situatë të rëndë pasisistemi i kanalizimeve nuk është në nivelin që  do të duhej të ishte e për pasojë uji ka vërshuar në të gjitha rrugët dhe lagjet e Lezhës.

Postimi:

Keshtu eshte zgjuar Lezha sot !

Qyteti i Lezhes kete mengjes eshte nen pushtetin e ujit . Sistemi i kanalizimeve ne qytet nuk e perballon nivelin e prurjeve dhe uji ka vershuar ne te gjitha rruget e lagjet e qytetit.Situata tejet problematike paraqitet ne Bulevardin Gjergj Fishta , ne lagjen Beselidhja , ne bllokun e banimit “11 janari” etj.

Niveli i ujit ka arritur ne disa cm, duke veshtiresuar levizjen e qytetareve, levizjen e nxenesve te shkollave, hyrjet e pallateve , hyrjet ne bizneset e qytetit ku uji ka vershuar ne katet e para .

Problematike paraqitet edhe levizja e automjeteve ne rruget e qytetit .

Jemi ne stinen e vjeshtes dhe bashkia Lezhe duhet te kishte marre te gjitha masat e nevojshme qe sot mos te kishim kete situate . Kanalizimet , pusetat duhet te ishin pastruar gjate veres , sot jemi me 4 tetor dhe akoma nuk eshte vene dore .

I bej thirrje bashkise Lezhe te lene shoën mediatik ,propaganden , dhe mbushjen e detyruar te sallave me administrate e mesues , por te dalin ne terren dhe ti japin zgjidhje urgjente situates se krijuar .