Një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përmbysur në afërsi të qytetit të Prrenjasit rreth orës 15:15 të kësaj të diele.
Fatmirësisht automjeti ka dalë jashtë rrugës, me një pjesë të kodrës anash saj në dalje të fshatit Pishkash, ndërsa në anën tjetër tē rrugës ështē hummerë .
Si rezultat i aksidentit, automjeti ështē shkatërruar pjesërisht , ndërkohë që dëmtimet fizike për drejtuesin e automjetit dhe personave që udhëtonin me të kanë qenë të lehta.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me reshje të dendura, të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rrugës kombëtare.