Ballina Shqiperia ime Monitorim me kamera në 20 qytete të vendit

Monitorim me kamera në 20 qytete të vendit

Implementimi i projektit për survejimin me kamera të vendit pas marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisë së shpejti edhe në rrugët kombëtare.

Në takimin e zhvilluar sot në ambientet e ministrisë së Brendshme ku u prezantua anketimi për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, kreu i qeverisë u shpreh se ky instrument i ri do t’i vijë në ndihmë Policisë së Shtetit.

Sistemi do të fillohet të aplikohet fillimisht në 20 qytete të vendit, ku blutë do monitorojë në kohë reale përmes sallave.

Një nga pikat negative të anketës ku dhe u ndal kryeministri ishte përvoja e qytetarëve për përvojën në raport me policinë e shtetit kur kanë kontaktuar për të shprehur shqetësim, apo denoncim. 53 % e tyre thonë se përvoja është negative.

Kjo pikë duhet të ndryshojë katërcipërisht, tha Rama ‘sepse kjo është e vërtetë e hidhur’

Është e mirëkuptueshme stresi, ngarkesa edhe lodhja, nga probleme shumë serioze me të cilat merret policia e shtetit por asgjë nuk justifikon sjellje që të prodhojë një përvojë negative për qytetarin që I drejtohet policisë së shtetit.

Në këtë pikë  pjesën e luanit e zinte rrugorja. Duhet parë me kujdes e duhet analizuar ankesat.

Ne do ta ndihmojmë policinë e shtetit me një instrument të ri,me të cilin ‘do të kemi transformim epokal të survejimit me kamerave të qyteteve me focus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit

Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe me IA që do i japë mundësinë policisë së shtetit që në kohë reale, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem fillimisht, do të fillohet me 20 qytete mos gabohem.

Së shpejti fillon edhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare, do të fillohet me 200 km e para.

Një risi e projektit është dhe fakti që përmes këtij sistemi do të jenë të verifikueshme në kohë reale edhe qyetarët të cilët bëjnë anketimin. 

“Ai sistem do të japë mundësinë që ankesat e çdo qytetari të jenë të verifikueshme në kohë reale. Edhe kur qytetari ankohet me të drejtë, ka raste që bën telefonatë për të nxjerrë një inat me një komshi, por këto janë pjesë e jetës.

Dhe sistemi verifikon jo thjesht me fotografi të përgjithshme, por me personin emrin mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penale.

Është projekt i jashtëzakonshëm që më në fund e kemi garantuar edhe si financim në bashkëpunim me partnerët e Emirateve do të fillojmë ta implimentojmë”, tha Rama.