Ballina Bota Momenti kur policët i japin ndihmën e parë shqiptarit të plagosur në...

Momenti kur policët i japin ndihmën e parë shqiptarit të plagosur në Athinë

34 vjeçari shqiptar Renis Fajzolli, që mbeti i plagosur me armë zjarri në një park të Athinës, ka marrë ndihmën e parë nga disa policë derisa mbërriti ambulanca. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari që mori tre plumba në bark, u kërkoi ndihmë policëve kalimtarë, të cilët ishin në një makinë patrullimi.

Mediat greke kanë publikuar disa foto ku shfaqet 34-vjeçari i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë. Fajzolli është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas. Sulmi me armë ndaj tij ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit në një park në rrugën Sidirokastro.

Sipas mediave greke, shqiptari rezulton me precedentë penalë, për drogë dhe vjedhje.