Njëri nga katër punonjësit e spitalit të Fierit, që zunë me dorë dhe mjekuan plagën e Nuredin Dumanit, është dënuar nga gjykata e Fierit për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.Vendimi për dënimin e teknikut të laboratorëve mjekësorë, Bledar Bërdalli, është marë në 25 shtator 2020 nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, e cila fillimisht vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë Bledar Bërdallin me dy muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.Mesohet se ky dënim me burg, është zëvendësuar me 80 orë punë në interes publik, që mjeku Bërdalli duhet të kryejë për një periudhë 6 mujore, nëse ky vendim i shkallës së parë lihet në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Ndërsa për sa i përket akuzës tjetër “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të ngritur nga prokuroria e Fierit kundër Bledar Bërdallit, tekniku ka marrë pafajësinë.
Pafajësi kanë marrë dhe tre mjekët e tjerë të spitalit Fier Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj, të cilët ishin marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Pritet që ky vendim të apelohet në ditët në vijim nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj.
Ndërkohë dy muaj para dhënies së këtij vendimi, në Korrik 2024 gjykata e Fierit dënoi me 1 vit e 3 muaj burgim, të dashurën e Nuredin Dumanit, Mirjete Hajdinaj.