Ballina Shqiperia ime Mish me salmonelë/ Ndryshime në Autoritetin e Ushqimit

Mish me salmonelë/ Ndryshime në Autoritetin e Ushqimit

Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë.Në vend të tij, është emëruar Alketa Hoxha

Këto lëvizje në AKU Tiranë vijnë pas disa rasteve, ku produktet ushqimore rezultuan me pesticide. Në fillim disa ton me mandarina shqiptare dolën me pesticide të rrezikshme, e njëjta gjë ndodhi më aps me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, ndërsa gati 8 ton fileto pule e importuar nga Brazili, rezultoi me salmonelë.