Ballina Bota Ministri turk i mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk i mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler lëshoi një paralajmërim të ashpër se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë, duke deklaruar se “Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, ndërsa la te kuptohet mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në çdo moment.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë per nje television lajmesh ne Turqi, ministri Guler theksoi se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë, Guler u përgjigj:
“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte zoti President shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli?”.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur. “Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm. Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme.

https://geo.dailymotion.com/player.html?video=x992l1o