Ballina Shqiperia ime Ministri Manja: Nuk ka amnisti për asnjë nga çështjet që janë në...

Ministri Manja: Nuk ka amnisti për asnjë nga çështjet që janë në duart e SPAK dhe që po gjykohen në GJKKO

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se asnjë prej çështjeve që trajtohen nga SPAK dhe GJKKO nuk preken nga Amnistia Penale, e cila pritet të miratohet të enjten në Kuvend.

Dje në komisionin e ligjve ka kaluar pr. ligji për amnistinë, i cili tashmë do t’i drejtohet seancës ku pritet të marrë 84 vota, dua të falënderoj deputetë e komisionet të Ligjeve, por dua të jemi të qartë, pr. ligji ka dy komponentë amnistinë nga dënimi dhe ndjekja penale. Flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e prokurorisë ose janë ende pa u gjykuar nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po gjykohet në GJKKO, amnisti mbi ndjekjen penale apo mbi të gjitha veprat që janë në duart e prokurorisë deri në 2 vite burgim, ka përjashtime, nuk do të amnistohen pavarësisht veprave që kanë të bëjë me nderin apo dhunën në familje, apo dhuna mbi bazë gjinore. Ka një kategori të dënuarish që nuk përfitojnë, kategoria e të dënuarve që nuk përfitojnë për shkak të disa kufizimeve për të cilat janë dënuar kemi ndjekur traditën që zbresin një vit nga dënimi të gjithë të dënuarve burra dhe 1.5 gra. Ky ishte drafti, në komision ka pasur amendamente dhe prandaj shkohet, një nga propozimet ishte që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia, e të dënuarve nga GJKKO me vendim të formës së prerë, argumenti ka qenë që nëpërmjet këtij rregulli dhe parimi të sigurohet neni 18,. Pika1, barazia para ligjit, i dënuar për të njëjtën vepër i ulet 1 vite për burrat, i njëjti për të njëjtën vepër thjesht se është dënuar nga GJKKO, mbi dënimin dhe veprat dhe nuk lidhet me kompetencat e gjykatës, qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ajo që dua të them, nuk ka amnisti për asnjë nga çështjet dhe lënda që sot është në duart e Prokurorisë së Posaçme përveç disa veprave të lehta siç janë kundravajtje penale”, tha ministri.

“Nuk e kam ndjekur por amnistia është akt i sovranit, është mëshirë dhe humanizmi. Një nga parimet kryesore është mbrojtja e interesit publik. Ne kemi ndjekur traditën në miratimin e ligjeve të tilla. Nuk më vjen mirë të prishet kjo traditë. Mbi 700 të dënuar presin nga kjo votë e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë si një votë humanzimi dhe dëshire. Bëhet fjalë për një amnisti që iu fal një pjesë të dënimit, pasi e  kanë arritur edukimin dhe parlamenti u jep një mundësi që të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Do më vinte keq nëse vota e deputetëve do të kondisionohet nga agjenda të vogla politike. Edhe deputetët e opozitës shkojnë në zonat e tyre. Shpresoj dhe besoj se secilët nga deputetët t’u japin mundësinë të shkojnë në shtëpi.

Aministi kur janë arritur qëllimet e dënimeve duhet të bëjmë çdo vit. Burgjet janë të mbingarkuara por nuk është ky qëllimi kryesor i kësaj amnistie.

E shoh  si një moment për ta shfrytëzuar në agjenda të vogla. Të dënuarit nuk ndahen në të bardhë e të zinj, janë qytetarë që kanë marrë dënimin. Janë pjesëtarë të kësaj shoqërie, dora e shtrirë duhet të jetë për secilin prej tyre”, tha Manja.