Ilir Meta është shprehur në një intervistë se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.
Lajmi për divorcin u bë i ditur në median e Berishës, Syri tv, dhe vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta. Dhe Ilir Meta ka deklaruar se të gjitha veprimet financiare i kishte kryer Monika.