Ballina Tech Mesazh mashtrues në Whatsapp, kërkon të votohet në një sondazh për të...

Mesazh mashtrues në Whatsapp, kërkon të votohet në një sondazh për të përfituar bursë studimi, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Bëni kujdes 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesë nga disa mesazhe që janë duke u shpërndarë së fundmi në aplikacionin Whtasapp, pasi janë mashtrim. 

‘Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues’, shkruan Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në mesazh kërkohet që të votohet për një sondazh për të përfituar një bursë studimi.

Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!’, thuhet në mesazh.