Ballina Bota Meloni: Pritja e emigrantëve në Shqipëri nis pas disa javësh

Meloni: Pritja e emigrantëve në Shqipëri nis pas disa javësh

Italia po punon me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin me Shqipërinë, deklaroi sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke shtuar se e gjithë bota ishte e fokusuar në këtë iniciativë.

“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë iniciativë,” deklaroi Meloni gjatë takimit me homologun britanik Keir Starmer.

Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi ajo.